Frymëzuar nga Lëvizja e Gjerë Qytetare e Protestave në Shqipëri, Global Albanian Academics Network (GAAN) organizon:

Konferenca e

AkademikëveShqiptarëTë Diasporës

Shqipëria 2026 – Demokracia, Institucionet dhe Integrimi Evropian në Udhëkryq.Nisma për hartimin e Raportit Akademik "Shqipëria 2026"

Regjistrohu ⏳ Afati i regjistrimit: 31 Gusht 2026
Njoftim Konference

KONFERENCA E AKADEMIKËVE SHQIPTARË TË DIASPORËS

DATA

24–25 Tetor 2026

VENDI

Rogner Hotel, Tiranë, Shqipëri

Regjistrohu tani

EVIDENCË

Analizë shkencore e bazuar në fakte

BASHKËPUNIM

Diaspora dhe akademia vendase bashkë

REFORMA

Propozime konkrete për ndryshim

EKSPERTIZË GLOBALE

Dija ndërkombëtare në shërbim të Shqipërisë

Konteksti

Protestat e vazhdueshme qytetare në Shqipëri kanë nxjerrë në pah sfida të rëndësishme që lidhen me korrupsionin, mosfunksionimin e institucioneve dhe shkeljen e Kushtetutës Shqiptare. Në shërbim të plotë të kësaj proteste, kërkohet reflektim dhe analizë me bazë shkencore, me qëllim që zhvillimet aktuale të kuptohen në një kontekst më të gjerë institucional dhe shoqëror.

Kontributi i Diasporës Akademike

Për herë të parë, akademikët shqiptarë të diasporës do të mobilizohen bashkë për të dhënë një kontribut të strukturuar shkencor në funksion të reformimit të Shqipërisë. Pjesëmarrja e akademikëve të diasporës do të sigurojë prurjen e formimit të tyre akademik ndërkombëtar në të gjitha fushat si: politikë, drejtësi, ekonomi, arsim, shëndetësi, media dhe komunikim, sociologji, mjedis, psikologji, teknologji dhe inovacion.

Rezultati kryesor i konferencës synohet të jetë realizimi i "Raportit Akademik Shqipëria 2026", që do të jetë një analizë e shoqëruar me reforma konkrete për formimin e shtetit të ri të së drejtës, mekanizmave kundër korrupsionit dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.

Një Urë Bashkëpunimi për Shqipërinë

NJË URË BASHKËPUNIMI PËR SHQIPËRINË

Konferenca synon të krijojë një lidhje të menjëhershme ndërmjet akademikëve shqiptarë të diasporës dhe komunitetit akademik në Shqipëri, duke nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.

Nëpërmjet një Forumi Akademik të Hapur, akademikë dhe ekspertë nga Shqipëria do të ftohen të ndajnë perspektivat, analizat dhe rekomandimet e tyre mbi sfidat dhe prioritetet e reformimit të vendit.

Kontributet e këtij forumi do të integrohen në procesin e hartimit të Raportit Akademik Shqipëria 2026, duke pasuruar analizën me përvoja dhe këndvështrime nga fusha të ndryshme.

Vendi i Konferencës

Rogner Hotel, Tiranë

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri

Merr udhëzimet
Bashkohu me ne

Regjistrohu në konferencë.

24–25 Tetor 2026 · Rogner Hotel, Tiranë

Regjistrohu tani ose
QR code për regjistrim

Skano për t'u regjistruar

GAAN

Rrjeti Global i Akademikëve Shqiptarë — bashkëpunim akademik për reformimin e Shqipërisë.

Lidhje të shpejta

Qëllimet tona

  • 📖Evidencë
  • 🤝Bashkëpunim
  • 🎯Reforma
  • 🌍Ekspertizë Globale

© 2025 Global Albanian Academics Network. Të gjitha të drejtat e rezervuara.