Rrjeti Global i Akademikëve Shqiptarë

Konferenca e Akademikëve Shqiptarë të Diasporës

Nisma për hartimin e Raportit Akademik "Shqipëria 2026": Demokracia, Institucionet dhe Reformat për një anëtarësim sa më të shpejtë dhe të bazuar në standardet evropiane në Bashkimin Evropian.

9–10 Tetor 2026Tiranë, Shqipëri
Konteksti

Protestat e vazhdueshme qytetare në Shqipëri kanë nxjerrë në pah sfida të rëndësishme që lidhen me korrupsionin, mosfunksionimin e institucioneve dhe shkeljen e Kushtetutës Shqiptare. Në shërbim të plotë të kësaj proteste, kërkohet reflektim dhe analizë me bazë shkencore, me qëllim që zhvillimet aktuale të kuptohen në një kontekst më të gjerë institucional dhe shoqëror.

Kontributi i Diasporës Akademike

Për herë të parë, akademikët shqiptarë të diasporës do të mobilizohen bashkë për të dhënë një kontribut të strukturuar shkencor në funksion të reformimit të Shqipërisë. Pjesëmarrja e akademikëve të diasporës do të sigurojë prurjen e formimit të tyre akademik ndërkombëtar në të gjitha fushat si: politikë, drejtësi, ekonomi, arsim, shëndetësi, media dhe komunikim, sociologji, mjedis, psikologji, teknologji dhe inovacion.

Rezultati kryesor i konferencës synohet të jetë realizimi i "Raportit Akademik Shqipëria 2026", që do të jetë një analizë e shoqëruar me reforma konkrete për formimin e shtetit të ri të së drejtës, mekanizmave kundër korrupsionit dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.

Një Urë Bashkëpunimi për Shqipërinë

Konferenca synon të krijojë një lidhje të menjëhershme ndërmjet akademikëve shqiptarë të diasporës dhe komunitetit akademik në Shqipëri, duke nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet të ndërtohet një platformë, ku dija akademike dhe përvoja ndërkombëtare të bashkohen për të realizuar hartimin dhe zbatimin e reformave konkrete për zhvillimin demokratik, institucional dhe evropian të Shqipërisë.

Regjistrohu në konferencë.

9–10 Tetor 2026 · Tiranë, Shqipëri

GAAN

Rrjeti Global i Akademikëve Shqiptarë — bashkëpunim akademik për reformimin e Shqipërisë.

Lidhje të shpejta

Qëllimet tona

  • 📖Evidencë
  • 🤝Bashkëpunim
  • 🎯Reforma
  • 🌍Ekspertizë Globale

© 2025 Global Albanian Academics Network. Të gjitha të drejtat e rezervuara.